Lajme Shqip Saturday, 19 September 2015 10:40

Gazeta e njohur gjermane Der Spiegel do të ketë të shtunën një kopertinë shumë të veçantë, e cila do të emocionojë shqiptarët, për shkak të krahasimit të bërë.

Kjo gazetë gjermane në ballinën me titull “Nëna Angela”, paraqet kancelaren Angela Merkel, që mban në kokë vellon e murgeshës më të famshme botërore, atë të shqiptares Nënë Tereza.

Shkak për një krahasim të këtillë është bërë bamirësia e kancelarës gjermane për pritjen e emigrantëve.