Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 12:43

Athinë – Përleshjet shpërthyen mes policisë dhe banorëve, të cilët protestojnë kundër planeve për ndërtim të depos në afërsi të objektit arkeologjik afër Athinës.

Demonstruesit e bllokuan lëvizjen në rrugët në rajon, ndërsa në mëngjes i vunë zjarrin mbeturinave.

Incidenti ka ndodhur, pasi që eskavatori tentoi që ta largojë pengesën dhe ta hapë rrugën drejt autostradës. Demonstruesit e sulmuan eskavatorin dhe i vunë zjarrin.

Banorët e Keratejas, e cila gjendet 40 kilometra në juglindje të Athinës, janë kundër ndërtimit të depos dhe disa herë deri më tani hynë në përleshje me policinë.

Gjykata lokale në dhjetor mori vendim për ngrirje të përkohshme të projektit, por policia edhe më tej e siguron rajonin.

Ndërtimi i depos moderne për mbledhjen dhe reciklimin e mbeturinave është tentim i autoriteteve greke për t’u marrë me depot e paligjshme, sikurse në rrethinën e Karatejas ka tre, ndërsa në gjihtë shtetin mbi njëqind.

Bashkimi Evropian kërkon nga Greqia që t’i mbyllë të gjitha depot e paligjshme, ndërsa afati për plotësimin e këtij kushti kaloi vitin e kaluar.