Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 14:48

Reuters – Tre vjet pasi u arrestua jashtë shtëpisë së tij në Çikago nën akuza të korrupsionit, ish-guvernatori i Ilinoisit, Rod Blagojevich u dënua dje me 14 vjet burgim.

Blagojevich është guvernatori i katërt i Ilinoisit që dënohet për akuza penale që nga viti 1973 dhe i vetmi që ka marrë dënimin më të gjatë.

Blagojevich 55 vjeçar është dënuar pas akuzave të shumta për korrupsion mbi tentativat për shitje të pozicionit vakant të Senatit të Shtetit dhe shfrytëzim të buxhetit të fushatës elektorale për nevoja personale të tij dhe gruas së tij.

Që nga periudha e arrestit të tij deri në vendimin përfundimtar nga gjykata, ai mbajti një fushatë kombëtare për të sensibilizuar pafajsinë e tij duke marrë pjesë në diskutime televizive, programe argëtuese, madje edhe në pjesëmarrjen e spektaklit të Donald Trump “Celebrity Apprentice”.

Me pranimin e fajësisë së tij në përfundim të gjyqit, ai mundi që të përfitonte reduktim të burgimit në 12 vite dhe një gjobitje prej 20 mijë dollarësh. (LajmeShqip.com)