Lajme Shqip Monday, 01 July 2013 06:30

Dy tinejxhere pakistaneze, janë dënuar me vdekje pasiqë janë akuzuar se kanë “turpëruar” emrin e familjes së tyre. I vetmi faj që kanë bërë motrat Noor Basra dhe Noor Sheza, është se ato kanë filmuar veten duke vallëzuar në shi.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin verior të Gilgit në Pakistan ndërkaq motratë kanë buzëqeshur përgjatë inçizimit dhe kanë vallëzuar duke u kënaqur me shiun.

Mirëpo ky veprim u ka kushtuar me jetë. Ato janë qëlluar në prani të nënës së tyre nga pesë persona. Ky rajon në Pakistan është i njohur si tehet konservativ.