Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 18:00

Washington – SHBA-ja konsideron se sulmi ushtarak mbi Iranin në këtë moment do të ishte i hershëm, pasi nuk është e qartë nëse Teherani do t’i përdorë kapacitetet bërthamore për krijim të armës bërthamore, deklaroi në intervistë për CNN, shef i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të SHBA-së, gjenerali Martin Dempsey.

Në Izrael haptazi diskutojnë  nëse do ta sulmojnë Iranin, me qëllim që ta parandalojnë të prodhojë armë bërthamore, deklaroi gjenerali Dempsey, megjithatë duke shprehur besim se qeveria iraniane është “lojtar i mençur” në skenën ndërkombëtare.

Për këtë arsye, për SHBA-në dhe aleatët më së miri është që të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë sanksionet ndërkombëtare dhe diplomacinë me qëllim që ta bindin Iranin që të dorëzohet nga ambiciet bërthamore, theksoi gjenerali amerikan.

“Konsideroj se do të ishte e parakohshme të merret vendimi se është koha për mënyrë të veprimit ushtarak”, deklaroi Dempsi.

Në çështjen nëse është i bindur se SHBA-ja do të arrijë që ta bindë Izraelin që të mos përdor forcë ushtarake, Dempsey u përgjigj: “Unë jam i bindur se ata kuptojnë, se një sulm tani do të kishte efekt destabilizues dhe nuk do të kontribuonte për arritje të qëllimeve të tyre afatgjata.”

Gjenerali amerikan, njëkohësisht theksoi se nuk është plotësisht i sigurt nëse kanë patur sukses për t’i bindur izraelitët se qëndrimet e tilla janë të drejta.