Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 11:00

Kuvajt – Dhjetëra demonstrues hynë në Parlamentin e Kuvajtit, para së cilës ndërtesë protestojnë qindra njerëz duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Naser al Mohamad al Ahmad al Sabah.

Mediat lokale dhe dëshmitarët okularë deklaruan se midis demonstruesve të cilët për një kohë të shkurtër kanë hyrë në Parlament, ka pasur deputetë opozitarë. Demonstruesit kanë recituar parrulla, para se të dëbohet nga ndërtesa.

Pesë persona janë plagosur. Demonstruesit kanë hyrë në Parlament, deri sa deputetët e kanë shqyrtuar çështjen për marrjen në pyetje të kryeministrit lidhur me pohimet për korrupsion.