Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 10:52

Kajro- Edhe krahas masave që i morën autoritetet ushtarake në Egjipt protesta sërish po mbahen si në sheshin Tahrir në Kajro, ashtu edhe në qytetet tjera në vend.

Mediat lajmërojnë se në disa vende ka ardhur deri në përleshje midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë edhe krahas asaj që mbrëmë ministri egjiptian i Punëve të Brendshme deklaroi se ka marrë urdhër nga kryeministri që të mos zbatohet kurrfarë fuqie ndaj pjesëmarrësve në protesta.

Në Kajro në sheshin Tahrir demonstruesit në një llambë të qytetit kanë varur një përbindësh me pamjen e shefit të Këshillit suprem ushtarak, Husein Tantavi. Përleshje ka pasur para Ministrisë së Mbrojtjes. Aktivistët me motoçikleta i kanë transportuar personat e lënduar deri në spitale.

Në Aleksandri demonstruesit kanë organizuar marsh deri te baza ushtarake, ki i kanë zbathur këpucët dhe me to janë goditur nëpër kokat e tyre në shenjë të mospajtimit me premtimet dhe angazhimet e Tantavit.

Përleshje midis demonstruesve dhe policisë ka pasur edhe në qytetin Ismailia, në Egjiptin lindor.

Rreth tre mijë persona janë mbledhur në qytetin industrial Mahala al Kubra dhe në Tanka.