Lajme Shqip Wednesday, 16 March 2011 19:39


Tokio – Tërmeti shkatërrues dhe kriza gjithnjë e më e keqe bërthamore në Japoni mund të rezultojnë me humbje prej madje 200 miliardë dollarësh për këtë ekonomi të tretë sipas madhësisë botërore, por pesë ditë pas katastrofës edhe më tej është vështirë të vlerësohet dëmi për ekonominë globale, thuhet në vlerësimin më të ri të sotëm të ekonomistëve botërore.

Analistët vlerësojnë se gjatë disa muajve të ardhshëm në mënyrë të konsiderueshme do të bjerë prodhimi japonez, por mund të vijë deri te rënia edhe më e madhe nëse restriksionet e energjisë elektrike bëhen më të mëdha dhe më të gjata, që mund ta anulojë ose madje edhe ta rrezikojë rimëkëmbjen drastike, e cila ndodhi pas tërmetit në Kobe në vitin 1995, transmetuan agjencitë.

Shumica e ekspertëve besojnë se dëmi i drejtpërdrejtë ekonomik do të jetë 10 deri 16 milionë jenë (125 deri 200 miliardë dollarë), që mund të rezultojë me rënie të bruto prodhimit japonez në tremujorin e dytë të këtij viti, e pastaj edhe me rimëkëmbje të shpejtë në gjysmën e dytë të vitit 2011, kur investimet në rimëkëmbjen e vendit duhet ta nxisin rritjen ekonomike.