Lajme Shqip Monday, 06 May 2013 09:45

Damask – Hetuesja e OKB-së, Carla del Ponte, ka thënë se ka shenja të mëdha që armët kimike në Siri janë përdorur nga kryengritësit.

Ajo i ka thënë televizionit zviceran se “ka dyshime konkrete por ende nuk ka prova për ta vërtetuar këtë”.

Del Ponte ka thënë se ekipet hetuese nuk kanë gjetur ende ndonjë provë se armët kimike janë përdorur nga regjimi sirian, prandaj dyshimet e saj adresohen tek kryengritësit, shkruan BBC.

“Sipas raporteve të javës së kaluar të cilat unë i kam parë, ka disa dyshime shumë të forta që vërtetojnë përdorimin e gazit sarin”, ka thënë Del Ponte.