Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 10:38

Londër – Kryetari i kompanisë mediale britanike “News International”, James Murdoch (Xhejms Mardok) sot për herë të dytë do të paraqitet në dëgjim para Komisionit parlamentar për kulturë, media dhe sport rreth çështjes me përgjimin që e kanë kryer gazetarët dhe bashkëpunëtorët e javores së tij “News of the World”, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Londra.

Ai në muajin korrik, veç më dëshmoi para Komisionit së bashku me babin e tij Rupert Mardok, i cili udhëheq me kompaninë globale mediale “News corporation”, e cila kompani-nënë e “News Interantional”, që e boton “News of the World”, i cili pas 168 viteve është ndërprerë në muajin korrik të këtij viti.

Dëgjimin e dytë e kërkuan deputetët laburistë anëtarë të Komisionit, pasi janë shpallur deklarata të dy funksionarëve të kompanisë së Murdoch-ut për atë se udhëheqësia që kohë më parë ka qenë në dijeni për përgjimin.

Djali dhe babai Murdoch në dëgjimin e korrikut deklaruan se për përvojën për “kapjen” e postës zanore të telefonisë mobile që e ka kaluar redaksia e gazetës, kanë kuptuar në gjysmën e dytë të vitit 2010, pasi filluan të paraqiten raste të kërkesës së dëmshpërblimit prej atyre, telefonat e të cilëve janë përgjuar.

Deputetët laburistë e akuzuan James Murdoch për “dëshmi të rrejshme”, ndërsa disa prej tyre kërkuan edhe “përgjegjësi”, por ai që në ditën e premte deklaroi se mbetet në pohimin gjatë dëshmisë së parë.