Lajme Shqip Saturday, 11 May 2013 17:35

Beograd-Shefi i delegacionit të BE-së në Beogradu Vincent Degert ka deklaruar se BE nuk kërkon nga Serbia ta njohë Kosovën dhe as që ka ndonjë kusht për anëtarësim, por pret normalizim marrëdhëniesh Beograd – Prishtinë, njoftojnë mediet serbe.
Degert ka thënë se edhe Serbia e edhe Kosova e kanë të ardhmen në BE dhe se kontesti për statusin Kosovës nuk bën të jetë pengesë në rrugën e integrimeve evropiane.

“Për këtë arsye kërkojmë që me dialog të zgjidhet problemi dhe të gjenden zgjidhje për çështje praktike siç janë liria e lëvizjes, qarkullimi mallrave, siguria etj”.