Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 10:30

Bruksel – Bashkimi Evropian me siguri deri në maj do të ndërmerr masa kundër Qeverisë së re të Spanjës për shkak të vonesës në zbatimin e masave të ashpra të kursimeve para zgjedhjeve rajonale në muajin e ardhshëm.

Edhe pse vendimi përfundimtar për këtë ende nuk është sjell, Komisioni Evropian konsideron se Qeveria e re spanjolle e ka vlerësuar treguesin e deficitit në vitin 2011 që shifra për këtë vit të duket më e vogël.

Spanja, përveç kësaj, jo mjaftë shpejt e zgjedh problemin e vështirësimit të financave publike të cilat priten në vitin 2012, duke e rrezikuar me këtë rritjen ekonomike në perspektivë afatgjate, treguan të gjithë tre përfaqësuesit e lartë të BE-së.

Në pyetjen nëse eurokomisari i BE-së për çështje ekonomike dhe monetare, Oli Ren do të ndërmerrë masa dhe do të propozojë që 27 ministrat e financave të vendosin sanksione kundër Madridit, një prej përfaqësuesve u përgjigj se “kjo është shumë e mundur”.

“Kjo nuk është ajo që dëshirojmë, por nëse ekziston shkelje, kjo është pothuaj e pashmangshme, atëherë do të duhet këtë ta bëjmë”, tha njëri prej përfaqësuesve, i cili kërkoi anonimitet. (LajmeShqip.com)