Lajme Shqip Thursday, 04 October 2012 11:27

SHBA – Në debatin e parë presidencial, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama tha se Amerika është më mirë, kur shtresa e mesme është në gjendje më të mirë.

Ai hapi debatin e parë të fushatës presidenciale me rivalin e tij republikan Mit Romni duke thënë se ekonomia e rënduar amerikane që ai trashëgoi katër vjet më parë po mëkëmbet. Por ai tha gjithashtu se mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Obama tha se investimi në arsim dhe trajnimi, si dhe shkurtimi i taksave janë rruga më e mirë që duhet ndjekur.

Debati i mbrëmshëm në Universitetin e Kolorados është i parë ndër tri debaret që janë caktuar deri ditën e zgjedhjeve. Debati i mbrëmshëm u përqendrua kryesisht në ekonominë amerikane, kujdesin shëndetësor dhe rolin e qeverisë në jetën e përditëshme të amerikanëve.

Shumë analistë mendojnë se Romni u paraqit më mirë se rivali i tij Obama, i cili ishte kryesisht në pozita mbrojtëse. Të njëjtën gjë tregojnë edhe disa anketa të zhvilluara menjëherë pas debatit. (LajmeShqip.com)