Lajme Shqip Wednesday, 16 March 2011 14:06

Bruksel – Parlamenti Evropian ka qëllim të njejtë si edhe Maqedonia, ndërsa ajo është që vendi të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt që është e mundur, që është mbështetur nga të gjitha grupet politike, theksoi eurodeputeti slloven Zoran Taler në debatin e sotëm në Komisionin për politikë të jashtme për projekt-rezolutën për përparimin e vendit. Ai madje theksoi se PE-ja sërish propozon të hapen negociatat inkuadruese me Maqedoninë dhe se ajo ka arritur përparim të rëndësishëm nga pavarësimi e deri më sot.

Taler, i cili është raportues i PE-së për Maqedoninë dhe autor i projekt rezolutës, shprehu keqardhje që vendi nuk është më shpesh i pranishëm dhe i prezantuar në Parlamentin Evropian. Sipas tij, Parlamenti Evropian dëshiron program preciz nga Qeveria e Maqedonisë lidhur me integrimin evropian, duke u interesuar për dialogun politik, pavarësimi i mediumeve dhe gjyqësia, si dhe për shënimin e dhjetëvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit dhe për atë se si Maqedonia të dalë nga bllokimi i fillimit të negociatave për anëtarësim me BE-në.

Kryetari i komitetit të përzierë të PE-së Bashkimi Evropian – Republika e Maqedonisë, eurodeputeti gjerman Jorgo Shacimarkakis, vlerësoi se krahas problemit të pazgjidhur me emrin, ekzistojnë edhe konflikte të brendshme si me minoritetin shqiptar, madje duke u angazhuar për shënimin e 10-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Ai dha edhe vërejtje për trajtimin e përfaqësuesit të deritanishëm të BE-së në Maqedoni Ervan Fuere, pastaj për zgjedhjet e parakohshme vijuese për të cilat, thotë, nuk dihet se nëse do të vendoset fundi i bllokimit të dialogut të brendshëm politik, si dhe për lirinë me shtypin.

Eduard Kukan shprehu shqetësim për shkak të situatës politike në Maqedoni dhe bojkotin e opozitës, duke vlerësuar se ka ardhur koha të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, që do të jetë shembull për vendet e tjera të rajonit.

Eurodeputeti gjerman Bernd Poselt vërejti se “nacionalizmi nuk është privilegj vetëm i vendeve kandidate por edhe i disa anëtareve”. Ai pyeti se pse nuk respektohet marrëveshja kohore midis Maqedonisë dhe Greqisë, duke mos u dakorduar me angazhimin e kolegut të tij Shacimarkakis që të flasë për ish-ambasadorin e BE-së në Maqedoni. I mbështetur nga Doris Pak dhe Landsdorf, i cili madje u interesua për deklaratën e kreyetarit të komunës së Manasitirit lidhur me holokaustin.

Çarls Tanos ishte midis të rrallëve të cilët plotësisht nuk u dakordua me përmbajtjen e raportit të Talerit, duke shprehur mendim se Qeveria e Maqedonisë bëri tentime për përmirësim të dukshmërisë së Maqedonisë, i shqetësuar që nuk është zgjidhur problemi me emrin, që e frenon perspektivën evropiane të vendit.

Eurodeputetët grekë Marina Janaku, Maria Eleni Kopa dhe Jorgos Kumuicakos në fjalimin e tyre e hodhën gjithë përgjegjësinë për bllokimin e negociatave të Maqedonisë, dhe se Greqia është ajo e cila ka bërë lëshime. Sipas Kopas, “situata në Maqedoni nuk është aq ideale siç është shkruar në raport”.

Eurodeputeti grek Andrej Kovaçev  u ankua për gjoja presionet në të cilat u nënshtrohen qytetarët të cilët deklarohen si bullgarë që, sipas tij, mund të sjellë deri në përkeqësim të marrëdhënieve. Ai e përshëndeti Ligjin për lustrim në Maqedoni.

Eurodeputeti slloven Ivo Uajgël theksoi se në një letër të marrë nga një maqedonas i ri i cili u është drejtuar eurodeputetëve dhe e ka shprehur shqetësimin e të rinjve nga gjendjet në vend. Uajgël i dërgoi mesazh Maqedonisë që të mos brengoset për lidhjen nga zgjerimi, duke këshilluar “më pak nacionalizëm dhe identifikim me historinë”.

Në përgjigjen e zëvendëskryeministrit Naumovski për vërejtjet e eurodeputetëve, theksoi se ambasadori Ervan Fuere para largimit u prit nga kryetari i Parlamentit, ministri i Punëve të Jashtme dhe nga ai personalisht, ai ka pasur rol konstruktiv në proceset eurointegruese dhe se nëse ishin shprehur kritika për punën e tij, ato u morën parasysh dhe pozitivisht u pranuan që të përmirësohen gjërat.

Lidhur me dialogun politik, Naumovski informoi se dje ka pasur dialog dhjetëorëshe midis Qeverisë dhe opozitës me ç’rast 30 kërkesa opozitare u pranuan nga shumica e partive dhe shpreson se deri në maj ose qershor do të organizohen zgjedhje të suksesshme.

Lidhur me kontestin me emrin, ai nënvizoi se qeveria dëshiron të vazhdojë me përpjekjet për gjetje të zgjidhjes të pranueshme të përbashkët. “Për shkak se anëtarësimi ynë në NATO është i rrezikuar, ne jemi të parët të cilët dëshirojnë zgjidhje me kompromis për të dyja palët”, tha Naumovski. Ai theksoi se qeveria e Maqedonisë do ta vazhdojë dialogun me Greqinë. Vërejti se nuk është zgjidhja më e mirë që Athina të përmendet si promotor i eurointegrimit të Ballkanit dhe sugjeruan se ajo duhet ta inkurajojë anëtarësimin e të gjitha vendeve në rajon për shkak se kjo është në interes të saj.

Naumovski përkujtoi para deputetëve se Maqedonia në vitin 1995 pranoi ndryshim të flamurit, ndërsa para Samitit të NATO-s në Bukuresht dhe propozim i Nimicit për emrin, i cili do të shkonte në referendum, por kjo nuk është prabuar nga Greqia.

Ai madje insistoi se Maqedonia publikisht ka deklaruar se dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira fiqnjësore dhe se është midis vendeve të rralla në rajon e cila i ka zgjidhur problemet me kufijtë.

Naumovski dha edhe shpjegime për reformat në administratë në çka është mbështetur nga BE-ja dhe nga vendet anëtare dhe madje i përsëriti edhe qëndrimet për lirinë e mediumeve. Përkujtoi se kontrollet tatimore të mediave po zbatohen në bazë të ligjeve të cilat janë të inspiruara nga ligjet evropiane dhe për çka Komisioni Evropian rregullisht është i informuar. Ai theksoi se Maqedonia është e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion dhe se nuk ka arsye që të bëhen përjashtim në politikën tatimore.