Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 09:18

Davutollgu: Operacionet në Gazë, rrezik për rajonin

Ankara – Operacionet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës shkaktojnë rreziqe për të gjithë rajonin, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme Ahmet Davutollgu, i cili u kthye nga vizita në Siri.

Sipas Davutollgut, aksionet në armatën izraelite mund të shkaktojnë krizë të madhe  në autonominë palestineze  dhe të jenë arsye për destabilizim më të madh në rajon.

Në Damask, Davutollgu bisedoi me shefin e byrosë politike të Hamasit, Hadel Meshall.

“Në prag të ndryshimeve në Lindjen e Afërt, nuk duhet të injorohet problemi palestinez. Derisa për Mahmud Abas prioritet është formimi i qeverisë, Haled Meshall i jep rëndësi të veçantë arritjes së konsensusit”, deklaroi Davutollgu.