Lajme Shqip Saturday, 16 November 2013 14:42

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu vizitoi myslimanët Rohingya gjatë udhëtimit të tij në Mianmar, ish-Birmani.

Së bashku me Davutoglun ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu.

Davutoglu u prit me përqafime nga myslimanët vendas, ndërsa ai është ndër të parët diplomat të lartë që viziton këtë komunitet mysliman, ndonëse në Mianmar, vizitat nga diplomat te huaj janë të shpeshta.
Davutogu tha se nëse mund të themi se ka përmirësim të gjendjes së myslimanëve, ai përmirësim është shumë i vogël, pothuajse i padukshëm. Davutoglu shtoi se Mianmari ka shumë për të bërë.

Mianmari është ndër vendet ku ka shkelje pothuajse të përditshme të myslimanëve vendas, shkelje të cilat janë të motivuara fetarisht. Vala e madhe e trazirave kundër popullsisë myslimane atje është theksuar dukshëm në qershor dhe tetor të vitit të kaluar.

Dhuna ka rezultuar në vrasjen e mijëra njerëzve, dhe zhvendosjen e mbi 100.000 të tjerëve. /titulli/  

 

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=bspIiwyRmtY