Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 09:51

Ankara Turqia kërkoi nga Qeveria siriane të marrë masa për ndërprerje të dhunës mbi civilët dhe se do t’i përcjellë ngjarjet në ditët e ardhshme, deklaroi mbrëmë shefi i diplomacisë turke Ahmet Davutoglu pas përfundimit të vizitës në Damask.

Ai në Ankara tha se zhvillimi në ditët e ardhshme do të jetë kritik edhe për Sirinë edhe për Turqinë.

“Qëllim parësor dhe kryesor për Turqinë është që t’i vihet fund gjakderdhjes dhe vdekjes së qytetarëve të qetë. Si do të zhvillohet procesi do të jetë e qartë në ditët e ardhshme, e jo në muajt e ardhshëm. Tani janë të rëndësishme ditët dhe javët. Shpresojmë në një kalim të qetë me të cilin populli sirian do ta përcaktojë fatin e vet”, theksoi Davutoglu.

Ai potencoi se Turqia do t’i vazhdojë kontaktet me të gjitha palët në konflikt.