Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 11:35

Kopenhagë – Qeveria e Danimarkës sot i ashpërsoi mospajtimet me Bashkimin Evropian për kontroll kufitar dhe i bëri një vërjetje Brukselit se po i mungon serioziteti.

Ministri danez i Financave, Peter Kristensen, i bëri thirrje Komisionit Evropian që seriozitetin e kritikave në lidhje me kontrollin kufitar, e cila e solli Qeverinë në Kopenhagë, ta dëshmojë me padi para Gjykatës evropiane.

KE-ja para një jave dërgoi ekspertë në kufirin midis Danimarkës dhe Gjermanisë dhe Danimarkës e të Suedisë. Në bazë të raportit të ekspertëve, eurokomisari kompetent, Sesilia Malmstrom, vlerësoi se Kopenhaga nuk ka dhënë qartësime për nevojën e vendosjes së kontrolleve të reja doganore.

Krisensen, i cili është kompetent edhe për doganën, theksoi se KE-ja ka ardhur në kontroll në ditën kur nuk ka pasur kontroll.

KE-ja nuk e përjashton mundësinë për dhënien e padisë kundër Danimarkës për shkak të kësaj mase.