Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 09:14

Damask – Dhjetë mijë njerëz kundërshtarë të regjimit qeveritar në Siri morën pjesë në një protestë nate në qytetin limanor Latakija.

Demonstruesit kaluan me pishtarë në dorë nga skaji jugor deri në qendrën e qytetit, duke brohoritur thirrje për lirimin e të burgosurve politikë. Demonstrata të ngjashme janë mbajtur në qytetin Deraa në pjesën jugore të shtetit.

Ekstremistët e armatosur e sulmuan stacionin policor në qytetin Homs, ku ka edhe të vdekur. Organizatat joqeveritare kumtuan edhe për sulme në qytete të tjera siriane.