Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 09:01

Damask – Presidenti sirian Bashar al Asad i ka urdhëruar ushtarët që të mos hapin zjarr mbi protestuesit antiqeveritarë, deklaroi dje aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Luaj Hysein.

Ai theksoi se këshilltarja e Asadit, Butaina Shaban, dje në një bisedë telefonike, i ka thënë s’e “janë dhënë urdhëra presidenciale që të mos hapin zjarr mbi protestuesit, ndërsa kush nuk do ta respektojë do të bart përgjegjësi”.

Hysein është njëri nga katër pjesëtarët e forcave opozitare, të cilët këtë muaj u takuan me Shabanin dhe ia paraqitën kërkesat e protestuesve, duke e përfshirë edhe përfundimin e shpërndarjes së dhunshme të protestave dhe vendosjen e reformave politike në vend, me të cilën familja e Asadit qeverisë nga vitet e 70-ta të vitit të kaluar.

Ky ishte takimi i parë i opozitës dhe përfaqësuesve të pushtetit nga fillimi i protestave në Siri, që ndodhen në fillim të muajit mars.

“Shpresoj se sot nuk do të ketë të shtëna drejt protestuesve. Edhe më tej bëj thirrje për një formë jo të dhunshme të protestës pavarësisht nga përgjigjja e forcave të sigurisë”, tha Hysein.