Lajme Shqip Wednesday, 04 December 2013 16:05

Beograd-  “Më së shumti probleme pres në fushën e drejtësisë dhe rreth gjyqit që duhet të ekzistojë në Mitrovicë sepse pala prishtinase kundërshton që selia e gjyqit të jetë në pjesën veriore duke menduar se kështu ne duam të krijojmë shtetin në shtet”, ka thënë Daçiq sot në Beograd, njofton B92.  Daçiq duke dashur të mohojë këtë qëndrim të Prishtinës ka theksuar: “ Ne thjesht duam që struktura etnike e të punësuarve (në gjyq) të përcjellë strukturën etnike në atë pjesë të Kosovës”. 

Daçiq ka thënë se do të mbahet edhe një takim, nëse është e nevojshme më 13 dhjetor në mënyrë që të bëhen edhe më shumë gjëra para paraqitjes së raportit të Catherine Ashton.,raporton koha.

Sipas fjalëve të tij, të dy palët në Bruksel do të bisedojnë për situatën në Kosovë pas zgjedhjeve lokale, për vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit në fushën e policisë e të drejtësisë dhe për hapa të tjerë në konstituimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe definimin e disa temave të tjera. 

Ai ka shtuar se ekziston marrëveshja që pas takimi të nesërm, nëse ka nevojë, e ai ka thënë se me siguri do të ketë nevojë, të mbahet edhe një takim më 13 dhjetor. 

Daçaiq ka sqaruar po ashtu se është arritur marrëveshja që para paraqitjes së raportit ë Ashtonit “të bëhen sa më shumë gjëra, përkatësish të fillojë zbatimi i tyre” sipas Marrëveshjes së Brukselit.