Lajme Shqip Friday, 28 June 2013 10:12

Beograd- Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se Ligji për amnistinë që duhet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës ka të bëjë me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe është me rëndësi të jetë akt i faljes dhe i pajtimit. Daçiq ka thënë për gazetarët në Beograd se është me rëndësi të mos ketë represion ndaj atyre që janë amnistuar për vepra që kanë bërë. Kur është fjala për serbët e Kosovës, nuk janë ato vepra të gjenocidit apo krimit dhe vrasjeve. Fjala është për njerëzit që “thjesht nuk respektojnë shtetin e Kosovës dhe rendin juridik të Kosovës meqë ne serbet (Serbia) nuk kemi njohur pavarësinë”, tha Daçiq.

Ai ka theksuar se ligji ka të bëjë me të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga nacionaliteti. “Plotësisht është normale që tashti kur shteti i Serbisë dëshiron që ata të punojnë në polici dhe drejtësi të jenë të sigurt se nuk do të jenë objekt i aparatit represiv”, ka thenë Daçiq.