Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 14:26

Beograd-Njohja e Kosovës është kusht për integrimin e Serbisë në BE. Kështu deklaron ministri i brendshëm dhe njëkohësisht zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiç, i cili thotë se Serbianuk do te beje progres ne mars per marrjen e statusit kandidat.  

Dhe arsyeja për këtë është sepse duhet qëSerbiatë njohë pavarësinë e Kosovës.

“Le të mos gënjejmë dhe ti themi njëri tjetrit përralla, kjo është ajo çka kërkohet”-ka thënë Daçiç, para gazetarëve gjatë një konference nëBeograd.

 Sipas tij, presidenti serb Boris Tadiç do ta kishte marrë statusin e vendit kandidat nëse do të kishte pranuar përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Daçiç akuzoi gjithashtu Komunitetin Ndërkombëtar se ka tradhëtuar pritshmëritë e qytetarëve serbë. Sipas tij nuk është e drejtë që Serbisë mos ti jepet statusi i vendit kandidat për në BE pas gjithë çka bërë.

“Kemi bërë gjithçka që na është kërkuar, hoqëm qafe Millosheviçin finalizuam bashkëpunimin me gjykatën e Hagës, miratuam rezolutën për Srebrenicën dhe kërkuam falje gjithë vendeve përreth. Atëherë askush nuk e përmendte Kosovën, ndërsa 11 vjet më pas nuk mund të bëhemi as kandidatë. Kë duhet të dërgojmë më në Hagë? –tha Daçiç.

Ministri shtoi se pavarësisht se është në favor të integrimit në BE, mbështet ruajtjen e interesave kombëtare serbe dhe dinjitetin e vendit. (LajmeShqip.com)