Lajme Shqip Tuesday, 06 November 2012 17:36

Daçiq ka thënë se Serbia, nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.“Absolutisht, është e pamundur që Serbia ta njohë pavarësinë e tillë të shpallur të Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se Thaçi mund të deklarojë “çka të dëshirojë”. “Nuk kemi asgjë kundër që të flasim për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe kjo nënkupton marrëveshje dhe kompromis me Serbinë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se takimi i nesërm me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Catherine Ashton dhe kryeministrin e Kosovës, i dyti me radhë, nuk është i jashtëzakonshëm.

“Ky nuk është kurrfarë takimi spektakular, është pjesë e asaj për të cilën jemi pajtuar, që të vazhdojmë dhe që vazhdimisht të bëjmë dialog, që të flasim hapur për çështjet e hapura”, u shpreh Daçiq.(REL)