Lajme Shqip Thursday, 11 October 2012 12:17

Beograd – Komisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fule është takuar sot në Beograd me Kryeministrin serbe, Ivica Daçiq. Ai ia ka dorëzuar raportin për Serbinë të KE. Serbia nuk është aspak e kënaqur me përmbajtjen e këtij raporti, ku nuk iu është rekomanduar statusi kandidat për BE.

“Beogradi është i gatshëm për dialog politik e teknik me Prishtinën, por Serbia nuk mund t’i pranoj kushtet që do të nënkuptonin njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, pas bisedimeve të zhvilluara sot në Beograd me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Stefan Fule, i cili do të takohet edhe me qeveritar tjerë dhe presidentin serb, Tomisllav Nikoliq.

Fule po e viziton Beogradin që zyrtarëve serb t’ua prezantojë hollësitë e Raportit të Komisionit Evropian (KE) për përparimin e i ntegrimeve evropiane të Serbisë.

Kryeministri Daçiq deklaroi se Fule i ka thënë se nuk ka kushte të reja për vazhdimin e negociatave dhe anëtarësimin e Serbisë në BE dhe se dialogu me Kosovën, nëse Serbia do të marrë pjesë në te, do të jetë neutral ndaj statusit.

Daçiq u tha gazetarëve pas takimit me Fulen se nga BE pret qëndrim konstruktiv dhe mirëkuptim të mjaftueshëm për problemet pecifike me të cilat o përballët Serbia, siç është Kosova, dhe ka heksuar se në bisedime me Filen anë sqaruar pozicionet në mënyrë që të evitohen interpretimet e ndryshme.

Fule ka deklaruar pas takimit me kryeministrin serb se Serbia në procesin e mëtejmë të integrimeve evropiane nuk do të ballafaqohet me kushte të reja dhe se Komisioni Evropian mbetet neutral ndaj statusit të Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia do ta marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësimin në BE “sapo të bëjë përparim lidhur me çështjet kyçe dhe përparim të dukshëm në marrëdhëniet me Kosovën”.

Duke sqaruar përmendjen e tërësisë tokësore të Kosovës në Strategjinë e shtrirjes së BE, Fule ka përsëritur se formulimi nuk ka lidhje me statusin e Kosovës, veç me qëndrimin e BE se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës.

“I kam rekomanduar kryeministrit Daçiq se nuk ka kushte të reja në raport me atë që është vendosur në dhjetor të vitit të kaluar. Pozicioni i Komisionit Evropian mbetet neutral ndaj statusit rreth çështjes së Kosovës dhe krejt që gjendet në raportin e sivjet është në përputhje me këtë”, ka theksuar Fule i cili pasdite pritet të vizitojë Prishtinën.

Komisionari evropian raportin e Komisionit të Evropës do t’ua prezantojë në një mbledhje anëtarëve të Këshillit të Kuvendit serb për integrime evropiane. (LajmeShqip.com)