Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 18:24

 Për Kosovën mund të shkojmë edhe në luftë nëse do të jetë e nevojshme. Kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri serb dhe njëkohësisht ministri I punëve të brendshme Ivica Daçiç për të përditshmen “Press”.

Ai tha se kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi duhet ta dijë se duke sulmuar serbët në Kosovë ai po sulmon edhe Beogradin ndaj Serbia nuk mund të rrijë duarkryq duke parë këtë situatë.

“Askush në Serbi nuk mund të thotë se Kosova është çështje e humbur dhe se nuk do të luftonin për të. Vija e kuqe për Beogradin është sulmi I armatosur I Hashim Thaçit ndaj serbëve në Kosovë”-është cituar të ketë thënë Daçiç.

Ministri serb theksoi se nëse opsioni I luftës hidhet poshtë, ky do të ishte një mesazh i gabuar për hashim Thaçin sepse një ekuilibrim forcash është I nevojshëm për sigurinë e rajonit.

Ka reaguar nenkryetarja e Partise Demokratike, Jelena Trivan e cila tha se vendi nuk do të shkojë në luftë për çdo gjë sepse njerëzit do të humbin betejën. “Serbia duhet të luftojë betejat e ardhshme me inteligjencë dhe diplomacy”-ka thënë ajo.

Ndërsa disa analistë serbë thonë se deklarata e Daçiç është për përdorim të brendshëm por jo e aplikueshme për situatën në të cilën ndodhet Serbia sot.

Deklarata e ministrit të brendshëm serb vjen pas incidentit në veri ku grupe protestuesish serbë sulmuan trupat e KFOR-it duke plagosur 21 prej tyre.