Lajme Shqip Wednesday, 10 October 2012 17:14

Beograd – Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se kërkesa e që Serbia ta respektojë tërësinë tokësore të Kosovës, që theksohet në raportin vjetor të Komisionit Evropian, mund të shpie në mbylljen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Në një konferencë për gazetarë, pas marrjes së raportit nga ambasadori i BE në Beograd, Vensen Dezher, kryeministri Daçiq tha se është shumë i shqetësuar me këtë kërkesë, sepse në vend që të ndihmohet fillimi i dialogut kjo mund ta mbyll. Ndoshta, sipas tij, ka qenë më e ndershme të kërkohet nga Serbia që ta njeh pavarësinë e Kosovës se sa ta njoh tërësinë tokësore.

Daçiq theksoi se është befasuar me mungesën e mirëkuptimit për përpjekjet e Serbisë në rrugën e saj evropiane dhe të angazhimet për normalizimin e raporteve me Prishtinën, dhe nënvizoj se Serbia nuk do ta ndihmojë Prishtinën në rrumbullakimin e pavarësisë së Kosovës.

Ai rekomandoj se për Serbinë është e papranueshme që në dokumentin e BE të përmendet tërësia tokësore e Kosovës. “Serbia është gatshme për dialog politik që në tetor, por tashti kjo para nesh e shtron pyetjen nëse kjo është vetëm alternativa më e but për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse unë ende nuk kam ndeshur tërësi tokësore pa sovranitet. Ndoshta është më e ndershme të kërkohet nga Serbia që ta njoh pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiq me mjaft nervozizëm.

Ai vuri në dukje se ky formulim nuk theksohet në raportin e KE, veç siç tha, në një dokument tjetër të BE, duke mos e saktësuar atë. Daçiq gjithashtu theksoi se nga komisionari Stefan Fule do të kërkojë komentim nëse formulimi për tërësinë tokësore të Kosovës është kusht i ri për Serbinë, ngase për Beogradin kushti i ri nuk është i pranueshëm.

”Nëse ky formulim që nga ana e jonë është interpretuar gabim, do të jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën”, theksoi Daçiq.

Kurse shefi i delegacionit të BE në Serbi, Vensan Dezher deklaroi në konferencën për gazetarë se njëri nga prioritetet për Serbinë për ta avancuar në rrugën evropiane, është angazhimi në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Ai ka nënvizuar se BE i vlerëson hapat që i ka bërë Serbia në zbatimin e marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Prishtinës dhe menaxhimin e integruar të kufijve.

Ambasadori Dezher tha se e mbështet gatishmërinë e Serbisë që dialogu me Prishtinën të ngrihet në nivel më të lartë dhe ka rikujtuar gatishmërinë e përfaqësueses së lartë të BE, Ketrin Eshton për tu inkuadruar në atë proces. (LajmeShqip.com)