Lajme Shqip Saturday, 15 September 2012 17:58

Beograd – Lidhur me shtatë kërkesat e Gjermanisë që ditë më parë ia prezantoi zyrtari i lart i Bundestagut Serbisë për të hyrë në BE, Daçiq ka thënë se “e gjithë kjo është e ditur”, se “secili ka të drejtë të paraqes kërkesat e veta” por “Serbia duhet të dijë çka po do”.

”Në Perëndim asgjë e re, por të mos ndodhë – në Lindje llafet e vjetra”, ka vërejtur Dacic dhe ka cekur se nuk “duhet shumë të shqetësohemi” për shkak të këtyre kërkesave, por duhet të dimë se çka po duam.

”Secili ka të drejtë të paraqes mendimin e vet për gjithë këtë. Ne jemi në kërkim të zgjidhjes si të kalojmë nëpër integrime evropiane, të hyjmë në BE, e që më atë rast të mos jemi të shtrënguar ta verifikojmë se Kosova është shtet i pavarur. Ky do të jetë deri në fund qëndrimi ynë parimor”, ka thënë ai.

Dacic ka thënë se Serbia është e gatshme “që në çfarëdo formati dhe në çfarëdo vendi të bisedojë në temën e kërkimit të zgjidhjes së mundshme të dakorduar” dhe nëse nevojitet të negociohet 100 herë, aq herë do të negociojmë.

Mirëpo, ka cekur se zgjidhja nuk mund të gjendet pa Serbinë. “Nëse ajo zgjidhje është dakorduar dhe kjo do të thotë se krejt veç është zgjidhur e ne vetëm duhet të ulemi në tavolinën e njëjtë dhe të themi “në rregull, jemi pajtuar me atë që e keni zgjidhur ju, kjo kështu nuk do të mundet”, ka thënë kryeministri serb, transmeton RTK.

Siç ka thënë “mundemi vetëm të bisedojmë mbi atë se cila zgjidhje do të ishte e mirë për dalje nga kjo situatë”.

“E keni pa sa kohë kemi humbur për shkak të yllkës dhe fusnotës? Dhe çka u bë? A e miratuam për këtë instruksionin? A ka ndryshuar diçka? A kemi kapitulluar? A ka dështuar shteti për shkak të yllkës dhe fusnotës? ”, ka pyetur Dacic.

Kjo, siç ka thënë, vetëm ka qenë mashtrim i popullit. “Ne duhet të dimë për çka po luftojmë, dhe nga çka nuk do të heqim dorë. Yllka, fusnota dhe tjerat, këto janë mashtrime të publikut që quhet trup elektoral para zgjedhjeve”, ka përfunduar Dacic.(LajmeShqip.com)