Lajme Shqip Friday, 18 March 2011 19:45

Tokio – Dallgët e cunamit, të cilat pas tërmetit e shkatërruan verilindjen e Japonisë, kanë qenë të larta së paku 23 metra, tregon studimi japonez, të cilin sot e publikoi gazeta “Jomiuri”.

Instituti për hulumtim të porteve dhe aeroporteve e ka vërejtur këtë të dhënë tek vendi Ofunato në prefekturën Ivate, ku dallga me lartësi prej 23 metrave tekstualisht ka fshirë qytete të tëra.

Dallgët më të larta të cunamit në histori, të larta 38,2 e kanë goditur Japoninë pas tërmetit shkatërrues në vitin 1896.

Një nga përfaqësuesit e këtij instituti, megjithatë, theksoi se duke pasur parasysh se në vitin 1896, përgjatë bregut nuk ka pasur diga, cunami i fundit me siguri është më i fuqishmi që e ka goditur Japoninë.