Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 07:59

Sarajevë – Bosnja e Hercegovina sot nuk është më afër BE-së sesa para katër ose pesë vjetëve, deklaroi për mediat boshnjake, zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman.

Ai shtoi se sinqerisht i vjen keq për shkak të këtij fakti në krahasim me vendet tjera të rajonit.

“Kuptohet që kjo nuk do të thotë se nuk ka aspak progres. Në aspektin ekonomik dhe shoqëror BeH-ja është në rrugën e zhvillimit, por përmirësim nuk është parë në planin politik”, deklaroi Countryman.

Ai megjithatë pozitivisht u shpreh për kontaktet intensive politike dhe marrëveshjes për formimin e Këshillit të minisrtave të BeH-së.

“Janë intensifikuar kontaktet publike, por edhe ato private. Mendoj se për bisedë serioze janë të domosdoshme fillimisht kontaktet private”, citoi Countryman.

Ai e përsëriti qëndrimin e njohur të SHBA-së për gatishmërinë e këtij shteti që t’i ndihmojë BeH-së në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s. Situatën në Kosovë, Kantrimen e cilësoi si të ndërlikuar dhe shprehu keqardhje për shkak të dhunës që ndodhi.