Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 16:53

Pjesë të raketave të dyshimta ruse janë gjetur në afërsi të vendit ku u rrëzua vitin e kaluar Malaysia Airlines Flight 17, e si pasojë patën gjetur vdekjen 298 udhëtarë.

Prokuroret holandez të cilët po hetojnë rastin thanë se ekzistojnë dyshimet se copëza të raketave të prodhimit rus, lloji BUK, janë gjetur në afërsi të vendit ku u rrëzua avioni në Ukrainën Lindore, transmeton në shqip Gazeta Express.

Ata thanë se kjo pjesë e hetimit mund të prodhojë më shumë informacione se kush është i përfshirë në rrëzimin e Malaysia Airlines, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Dyshimet e këtyre prokurorëve kanë ekzistuar që nga fillimi për një skenar të tillë të mundshëm, dhe që nga e marta ata po thonë se janë shumë afër sigurimit edhe të provave fizike për të dëshmuar prejardhjen e raketës që u sulmua aeroplani.