Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 09:55

Washington – Hollësi nga letra e liderit libian Momaer Gadafi deri te presidenti amerikan Barak Obama nuk janë publikuar , por CNN njofton, duke iu referuar burimeve nga Shtëpia e Bardhë për pjesët më të rëndësishme.

“Në letër nuk ka asgjë të re, ajo ishte kërkesë për ndërprerjen  e operacioneve të përbashkëta aleate. Nuk kishte kurrfarë oferta  për largimin eventual të Gadafit”, deklaroi ai duke shtuar se atë Washington nuk e merr si serioze.

Në letër ka kërkuar të ndërpritet lufta kundër njerëzve të vegjël nga vendet në zhvillim dhe vlerëson se kryengritësit janë terroristë dhe pjesëtarë të Al Qaedas.

“Shumica jemi të lënduar moralisht se sa fizikisht për shkak të kësaj që na e bëtë. Edhe krahas gjithçkaje, gjithmonë do të jesh djali jonë përmend Gadafi në letrën. Shton se shpreson se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të fitojë Obama.

“Ti je njeri  që ka guxim të mjaftueshëm që t’i shkatërrojë të gjitha vendimet e këqija  dhe të gabueshme”, thuhet në letrën  e Gadafit dërguar Obamës.