Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 06:33

Paris – UNESKO ia ndau Çmimin botëror për liri të shtypit , i cili vuan dënim gjashtëvjeçar me aktakuzë për propagandë antiqeveritare.

Pas shpalljes së çmimit drejtoresha e përgjithshme e organizatës Irina Bokova theksoi se Zeidabadi “pa frikë dhe hezitim ka qëndruar në mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe fjalës”.

Gazetari iranian është midis njëqind figurave politike dhe luftëtarëve për të drejtat e njeriut, të cilët janë dënuar pas protestave kundër rezultateve nga zgjedhjet presidenciale në vitin 2010. Ai është ish-kryeredaktor i gazetës “Azad” dhe bashkëpunëtor i emisionit në gjuhën farse të BBC-së.