Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 12:24

Vilnus – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila është në Lituani për pjesëmarrje në takimin e Komunitetit të demokratëve, deklaroi se nuk shikon pengesa të veçanta që një grua të bëhet presidente e vendit në një të ardhme të shpejtë, duke e ndjekur shembullin e Lituanisë dhe të Finlandës.

Clinton këtë e deklaroi në konferencën ndërkombëtare për gratë lidere politike në kuadër të forumit nën titullin “Gratë e përforcojnë demokracinë”.

Ajo shprehu falenderim për kontributin e Lituanisë drejt zhvillimit të sipërmarrësisë së grave në Afganistan, Gjeorgji, Bjellorusi dhe Ukrainë.

“Lufta e madhe në shekullin 21 do të jetë për të drejtat e grave, parashikon Klintoni dhe shtoi se kjo kauzë e ka mbështetjen edhe nga SHBA-ja.