Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 08:17

Washington – Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti sirian Bashar al-Asad ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr popullin e tij, deklaroi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

“Asad nuk e mbajti premtimin e tij për reforma, por kërkoi dhe pranoi ndihmën e Iranit për të shtypur me dhunë kërkesat e ligjshme të popullit të tij”, deklaroi Clinton.

Kryediplomatja amerikane tha se kjo është arsyeja pse Uashingtoni këmbëngulë në largimin e Asadit dhe në reforma demokratike në vend.