Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 12:10

Shkup (PLOTESUAR 20 shkurt, 15:00) Ndërmjetësuesi i KB-së në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit Methju Nimiç u takua sot në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin.

Nimiç pas bisedimeve njëorëshe me shefin e diplomacisë së Maqedonisë nuk dha deklaratë për mediat. 

U nis për t’u takuar me presidentin Gjorge Ivanov në vilën “Vodno”, pas çka është e paraparë të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevskin.

Në takimet, siç është paralajmëruar, do të bisedohet për çështjet aktuale në lidhje me tejkalimin e dallimeve në kontestin me Republikën e Greqisë, si dhe për dinamikën e bisedimeve në periudhën e ardhshme.

Kreu shtetëror i Republikës së Maqedonisë pas koordinimit të mbajtur të premten në pritje të takimit të Nimiçit, doli me konkluzion se “Republika e Maqedonisë mbetet fuqishëm e përkushtuar për tejkalimin e çështjes rreth emrit dhe, si dhe deri më tani, në mënyrë aktive dhe konstruktive do të marrë pjesë në procesin. Si palë e cila me pjesëmarrje serioze merr pjesë në bisedimet pret dhe shpreson në aktivitet, seriozitet dhe konstruktivitet të njëjtë edhe nga pala tjetër”.

*********************

Shkup-I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimiç sot do të udhëtojë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Në takime të ndara me presidentin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Nikolla Gruesvki dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin, do të bisedohet për çështjet aktuale në lidhje me tejkalimin e dallimeve në kontestin me Republikën e Greqisë, si dhe për dinamikën e bisedimeve në periudhën e ardhshme.

Kreu shtetëror i Republikës së Maqedonisë pas koordinimit të mbajtur rë premten në pritje të takimit të Nimiçit, doli me konkluzion se “Republika e Maqedonisë mbetet fuqishëm e përkushtuar për tejkalimin e çështjes rreth emrit dhe, si dhe deri më tani, në mënyrë aktive dhe konstruktive do të marrë pjesë në procesin. Si palë e cila me pjesëmarrje serioze merr pjesë në bisedimet pret dhe shpreson në aktivitet, seriozitet dhe konstruktivitet të njëjtë edhe nga pala tjetër.

Për pritjet nga vizita e Nimiçit, kryeministri Gruevski të premten deklaroi se duhet të pritet dhe të shohë se çfarë do të sjellë mediatori.

“Me siguri vjen me disa qëllime dhe ideja, mbetet që t’i dëgjojmë, t’i analizojmë dhe pastaj të japim deklarata”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Paraljmëroi se përderisa ndonjëherë arrihet deri te propozimi konkret dhe i pranueshëm ai do të vendoset në referendum. “Do të vazhdojmë me të gjitha fuqitë, përpjekjet që të shkojmë përpara por edhe me sy të hapur të kërkojmë zgjidhje e cila do të jetë mjaft e mirë që ta pranojmë dhe ta ofrojmë në referendum para qytetarëve2, tha Gruevski.

Mediatori Methju Nimiç nesër nga Shkupi do të niset për në Athinë ku do të duhet të ketë takime edhe me përfaqësues grek shtetëror. (LajmeShqip.com)