Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 16:35

Shkup – Lideri i Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Branko Cërvenkovski ka thënë të mërkurën se partia të cilën e drejton ai, menjëherë dëshiron të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Cërvenkovski ka thënë se nuk ka ndërmend të kthehet në punimet e Parlamentit dhe i bëri apel shumicës parlamentare të miratojnë çfarë ligji të duan, pasi që është i bindur se partia e tij do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Vetëm na njofto për datën e zgjedhjeve dhe ne jemi këtu! Në njërën anë ju me ligjin tuaj, me listat tuaja elektorale, me mediet tuaja, me 220 milionë euro për të blerë vota dhe në anën tjetër ne, me popullin. Dhe do t’u të fitojë! fuqia e popullit do të fitojë “, ka thënë lideri socialdemokrat Branko Crvenkovski.

Ndërkohë,në seancën e pyetjeve të deputetëve, në Parlamentin kanë qenë vetëm deputetët e Partisë liberaldemokrate dhe shumica parlamentare, VMRO-DPMNE dhe BDI. Përveç opozitës së bashkuar këtë seancë e kanë bojkotuar edhe deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Në partinë e Thaçit siç thanë ditë ëm parë, kthehen në Parlament vetëm teknikisht, për të votuar shpërbërjen e Parlamentit pasi sipas tyre Parlamenti është jo efikas dhe antishqiptar. Në seancat e tjera PDSH nuk do të marrë pjesë dhe se nuk duan t’i japin legjitimitet qeverisë aktuale. Ndryshe, kjo seancë e pyetjeve të deputetëve filloi me 50 minuta vonesë për shkak të vonesës së zakonshme të kryeministrit Nikolla Gruevski. (Lajmeshqip.com)