Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 11:30

Pragë – Çekia po përgatitet për kursim drastik dhe planifikon sivjet që t’i “ngrijë” shpenzimet buxhetore për 23 miliardë kruna (920 milionë euro).

Sipas kryeministrit çek Petër Neças, planifikohet rritje e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH), valorizimi i pensioneve, ulje e rritjes së shpenzimeve sociale dhe vendosje e tatimit për më të pasurit.

“Është e mundur të vendoset tatimi i vetëm i vlerës së shtuar prej 19 ose 20 përqind, me përjashtim të librave dhe barërave”, tha Neças.

Ai vlerësoi se nëse vjen deri te ngrirja e pensioneve, do të rritej tatimi për njerëzit me paga më të mëdha, që sipas tij është shprehje e solidaritetit në bashkësi.

“Për sivjet planifikojmë vetëm shpenzime obligative, që ta ruajmë deficitin buxhetor të financave publike në 3,5 përqind të BPV-së”, deklaroi Neças.

Kryeministri çek shtoi se Kabineti i tij po përgatit masa për impuls në ekonominë vendore.