Lajme Shqip Friday, 17 February 2012 15:00

Karakas – Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez deklaroi se Qeveria e re ka të drejtë të shesë naftë në çdo vend që dëshiron, por nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse bën dorëzimin e naftës me anije për në Siri, për të cilën SHBA-ja dhe disa shtete të tjera vendosën embargo.

Ai theksoi se Karakas mund të bëjë me naftën e tij sipas dëshirës, duke theksuar se Venezuela i shet sasi të mëdha nafte SHBA-së, të cilat edhe krahas marrëdhënieve të shtrënguara midis të dyja palëve, mbeten një prej blerësve më të mëdhenj të derivateve.

“Mos vallë ne e pyesim SHBA-në se çfarë bën me naftën kur ua dorëzojmë?”, theksoi Çavez duke iu përgjigjur pyetjes nëse dërgesat e karburanteve për në Siri do të mund të shfrytëzoheshin për qëllime ushtarake.

Presidenti i Venezuelës akuzoi SHBA-në dhe aleatët e saj se e provokojnë dhunën në Siri për të rrëzuar presidentin Bashar al Asad, duke vlerësuar se me siguri pason skenari i njëjtë si në Libi, ku u likujdua Moamer Gadafi.