Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 08:31

Buenos-Ajres – Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez u bëri thirrje qeverive të Amerikës Jugore të qëndrojnë të bashkuara “kundër intervenimit ushtarak në Libi”, të cilin e zbatojnë SHBA-ja dhe aleatët e saj, transmetuan agjencitë.

“Mundemi në mënyrë të guximshme të flasim për formë të re të kolonializmit – të ashpër dhe të paturpshëm”, deklaroi Çavez, pas arritjes për vizitë në Buenos-Ajres. “Sot SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s dhe KB-së ndjejnë se kanë liri të plotë të kryejnë bombardim mbi shtete nën arsyetimin se e mbrojnë popullin, derisa gjegjësisht synojnë për rrëzimin e qeverisë” tha Çavez.

Kritikë të ngjashme drejt operacioneve ushtarake në Libi dërgoi edhe presidentja e Argjentinës,Kristina Fernandes de Kirhner, e cila deklaroi se kur sheh si “qendra e të ashtuquajturit civilizim vazhdon t’i zgjedh dallimet me bombardime”, është krenare që është latinoamerikane.

Ajo deklaroi edhe se Amerika e Jugut, të cilën Perëndimi gjithmonë e ka parë me dozën e njohur të krenarisë, demonstron suksese më të mëdha në sferën ekonomike dhe sociale.