Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 11:14

Karakas – Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez deklaroi sot se nga hyjnitë dhe shpirtrat lokalë të ultësirës, kërkoi ndihmë për ta mbijetuar kancerin.

“Kancer? Çka është kjo për mua? Besoj se shpirtrat e ultësirës do të më ndihmojnë të mbijetoj. Do të jetoj dhe do t’i fitoj në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, theksoi Çaves, dje para ushtarëve në Fort Tiuna, qendra më e madhe ushtarake në Venezuelë.

Çaves vetveten shpesh herë e prezanton si një hyjni katolik, edhe pse bindjet e tij të religjionit janë elektrike. Komandanti i dikurshëm i ish-njësive pohon se bindjet e tij jokrishtere të religjionit vijnë nga rritja e tij në ultësirën Los Lanos.

Një pjesë e madhe e popullsisë së Venezuelës respekton tradita të ndryshme jokrishtere popullore, ndërsa midis tyre është edhe sekti, i cili e adhuron perëndeshën Marija Lionce, hyjni lokale nga Los Lanos, në të cilën javën e kaluar për ndihmë iu referua edhe vetë Çaves, në referimin gjatë kohës së festimit të ditëlindjes së tij.