Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 15:56

Vazhdojnë të publikohen detaje nga libri bombastik i Lord Ashcroft, një miliarder dhe politikan britanik, ish-aleat i kryeministrit David Cameron.

Por pas një konflikti mes tyre, Ashcroft ka përgatitur një libër plot me akuza.

Sipas tij, Cameron, ka marrë drogë kur ishte i ri, madje në një rast e ka futur penisin në gojën e një derri të ngordhur.

Në libër thuhet se Cameron, kur ishte 18 vjeç, u kërkoi dy agjentëve të KGB-së që ta furnizonin me drogë.

Cameron ishte për pushime në Krime me një shok, kur dy agjentë rusë iu afruan adoleshentëve dhe u thanë që të dilnin për darkë.

Cameron nuk e dinte se ata ishin agjentë të KGB, ndërsa këta të fundit po përpiqeshin ta fusnin në grackë.

Një nga agjentët ishte edhe Igor Kuznetsov.

“David Cameron na kërkonte vazhdimisht që t’i gjenim ‘bar’ ose diçka më të fortë. Ne i premtuam se do e bënim,” pretendo Kuznetsov.

Pretendimet e tij nuk mund të verifikohen pasi ai vdiq dy vjet më parë.