Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 19:58

Me rastin e vrasjes së dy britanikëve në Siri nga ana e ushtrisë, kryeministri David Cameron ka thënë se nuk ka pasur mënyrë tjetër që të ndalet sulmi në familjen mbretërore.

Ushtria me ndihmën e dronit ka vrarë dy terroristë më 21 gusht. Cameron ka thënë se kjo “ka qenë regji e terrorizmit në rrugët tona dhe ndonjë mënyrë tjetër nuk ka qenë që të ndalohen, që të ndalen sulmet në familjen mbretërore në Londër më 15 shtator me rastin e 70 vjetorit të fitores ndaj Japonisë dhe Luftës së Dytë Botërore,.

Dy shtetas britanikë Reja Kan dhe Ruhul Amin, janë dy nga tre njerëzit e vrarë pasi që kishin për qëllim për të sulmuar dhe vrarë Mbretëreshën Elizabeth II, Princin Charles dhe qindra të ftuar të tjerë, sipas të dhënave të shërbimeve britanike të sigurisë ishin të angazhuar në rekrutimin e luftëtarëve në ISIS dhe planifikim të sulmeve terroriste ndaj perëndimit.