Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 15:00

Londër – Kryeministri britanik David Cameron ka hedhur poshtë akuzat e presidentes së Argjentinës, Kristina Kirshner, për militarizim të Ishujve të Folkandit dhe të rajonit të Atlantikut Jugor.

Në një deklaratë në Stokholm pas takimit me liderët e vendeve skandinave dhe baltike, kryeministri Cameron tha se banorët e ishujve do ta kenë mbështetjen e Londrës deri sa ata të dëshirojnë të mbeten britanikë.

Argjentina në fushatën e saj të ndezur antibritanike akuzoi Qeverinë e Britanisë së Madhe për “militarizimin” e Foklandëve, për të cilët pohon se janë pjesë e territorit të Argjentinës, me dërgesën e anijes më të fuqishme britanike në ujërat e Atlantikut me praninë e princit William, i cili si pjesëtar i njësisë së shpëtimit të RAF-it, po qëndron gjashtë javë në trajnim në këta ishuj.

Qeveria në Buenos Aires vendosi që të “padisë” Britaninë e Madhe tek Kombet e Bashkuara duke dërguar ankesën në New York përmes ministrit të vet të Punëve të Jashtme, Hektor Timerman.

Është parashikuar që ankesa zyrtare për sjelljen britanike të dorëzohet sot në Organizatën Botërore. Ndaj akuzave argjentinase, Kameron u përgjigj me rekomandim deri tek Buenos Aires që ta shfrytëzojnë qëndrimin në KB për t’i analizuar dispozitat për vetëvendosje, që sipas tij, është një princip që Britania e Madhe e respekton në rastin me Folkandët.

“Ishujt do të mbeten territor tejdetar përderisa banorët, gjithsej tre mijë, nuk vendosin vetë për statusin e tyre”, theksoi David Cameron.

Londra zyrtare kumtoi se baza e Ishujve të Foklandëve dhe armët që gjenden atje kanë vetëm rol mbrojtës.