Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 11:30

Ankara – Kreu i Parlamentit Evropian kritikoi autoritetet turke për shkak të shtypjes së lirisë, duke thënë se numri i gazetarëve të burgosur në këtë shtet ka rritur shqetësimet.

Jerzhi Buzek i bëri këto komente pas dy ditësh të bisedimeve me zyrtarët turq dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Ankara.

Ai tha se “burgosja e aq shumë gazetarëve nuk është tipike për situatën nëse krahasohet me vende të tjera evropiane… Ajo përbën një situatë absolutisht të pazakonshme”.

Arrestimet e fundit të gazetarëve dhe kufizimet në rritje në internet kanë shkaktuar shqetësime lidhur me lirinë e medias në Turqi.

Grupet për të drejtat e mediave thonë se diku 60 gazetarë, përfshirë kritikët e qeverisë, gjenden aktualisht në burgjet turke.