Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 15:29

Shkup – Është burgosur pedofili L.P., baba i dy fëmijëve, që ka punuar si automekanik në një garazh në lagjen Çair të Shkupit.

Ai i ka mashtruar fëmijët që të hyjnë në garazh, ku u ka dhënë bombona dhe para për të blerë akullore.

Pedofili u ka thënë se nëse duan të bëhen të famshëm dhe modele të njohura, duhet të bëjnë punë si në fotografi.

Rasti është paraqitur në policinë e Bit-Pazarit, ku me praninë e prindërve, zyrtarët policorë, përmes psikologëve dhe punonjësve social, kanë marrë deklarata nga ana e fëmijëve.

Në të njëjtën ditë është bërë bastisje në shtëpinë e L.P., ku janë gjetur shumë materiale pornografike dhe ku është arrestuar. (LajmeShqip.com)