Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 16:27

Atlanta – Një kapter i armatës amerikane u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë për ndërrim të dënimit, për shkak të vrasjes së dy kolegëve të tij në Irak.

Në maj Xhouzef Boziceviç ështe shpallur fajtor për shkak se i ka vrarë në vitin 2008 kapterët Daris Douson dhe Uesli Darbin.

Vrasjen e ka kryer për shkak të raportit të pakënaqur të Dousonit dhe Darbinit për plotësim të detyrave. Boziceviç ka pohuar se ka shtënë në vetëmbrojtje.