Lajme Shqip Tuesday, 13 November 2012 15:00

Arkeologët bullgar në afërsi të fshatit Sveshtar kanë gjetur një numër të madh artefaktesh me vlerë, mes të cilëve edhe kurorën e artë  dhe artefakte të tjera që supozohet se si takojnë Filipit të Dytë të Maqedonisë, babait të Aleksandarit të Madh.

Sipas arkeologëve gjësendet dhe artefaktet e gjetura janë përdorur për ritualet e varrimit të prijësit Filipi i Dytë. Guri i varrit i gjetur i takon periudhës së fundit të shekullit të IV, para erës sonë, dhe i ka takuar thrakëve, që kishin vënë kontakte me grekët e vjetër. Në mesin e artefakteve të gjetura janë edhe një unazë ari, 44 figura grash dhe 100 simbole tjera të arit. (INA)