Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 07:54

Budapest: Lëvdata për liderin nazist

Budapest – Një kanal televiziv i Hungarisë, i përkrahur nga partia ekstreme e djathtë “Jobbik – Lëvizje për Hungari më të mirë” e shënoi 122-vjetorin nga lindja e Adolf Hitlerit me material informativ, publikuan sot mediat në Budapest.

Kanali En1 dje në internet publikoi material me kohëzgjatje prej 30 sekondave. Në të lideri nazist është lavdëruar si “një burrë politik gjerman”, i cili e ka ngritur Gjermaninë nga shkatërrimet dhe varfëria deri në “madhështi të reja historike në sferën ekonomike, sociale, shëndetësore dhe kulturore”.

Media hungareze pohon se pas rënies së fashizmit, Hitler ka qenë viktimë e “gjahut pas shtrigave”, e organizuar nga “anglosaksonët dhe bolshevikët”.

“Jobbik-Lëvizje për Hungari më të mirë” në zgjedhjet parlamentare në Hungari vitin e kaluar fitoi 12 për qind të votave.