Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 21:12

Budapest – Komisari i Bashkimit Evropian për çështje financiare, Oli Ren deklaroi sot se vlerësimet preliminare tregojnë se Portugalisë do t’i nevojitet ndihmë financiare prej rreth 80 miliardë eurove.

Në takimin e ministrave të financave të BE-së në Hungari, Ren tha se shpreson që marrëveshja përfundimtare do të arrihet kah mesi i majit.

Portugalia është vendi i tretë i BE-së, pas Irlandës dhe Greqisë, që e merr ndihmën nga BE-ja për shkak të krizës financiare globale.